‘Rasti Mbappe’ vazhdon të japë shumë për të folur.
Pasi sulmuesi francez u nda nga PSG dhe nuk udhëtoi me shokët e tij në Japoni, emri i tij nuk ka reshtur së lidhuri me shumë skuadra.
Përveç Real Madridit, i cili e kërkon që nga viti 2017, tashmë janë bashkuar edhe disa skuadra nga Premier Liga, si Liverpool , Chelsea, Manchester dhe Tottenham apo Arabia Saudite , si Al-Hilal, së fundmi edhe Barcelona.
Siç raporton gazeta ‘L’Equipe ‘, PSG dhe klubi i Barçës kanë caktuar një takim telefonik për këtë të hënë për të negociuar për sulmuesin francez.
Sipas të njëjtave informacione, klubi i Barcelonës, shumë i dobësuar në financat e tij, kërkon të vërë në operacion disa lojtarë për 23 vjeçarin.