• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lëshohet komunikata e radhës për rastin në Bielefeld

27/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Policia gjermane, ka lëshuar komunikatën e radhës, të tretën, pas të shtënave në afërsi të gjykatës në Bielefeld.

Sipas komunikatës, hetimet po vazhdojnë ndërsa ende nuk është përcaktuar se sa persona janë të dyshimtë.

“Të gjithë të katër të lënduarit janë në spital për trajtim. Ndryshe nga raportimet e mediave, asnjëri prej të lënduarve nuk ka vdekur.  Gjendja e të plagosurve momentalisht është stabile. Hetimet në vendin e krimit janë kompletuar, kështu që masat e rrethimit kanë përfunduar”, shkruan në komunikatë.

Media të shumta gjermane, duke u thirrur në burimet e reporterit të WDR, shkruan të mërkurën mbrëma se njëri prej të plagosurve kishte vdekur.

Të shtënat ndodhën të mërkurën në mesditë pas përfundimit të seancës së gjykimit për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.

Dyshohet se të shtënat kanë të bëjnë me këtë rast dhe dy prej të plagosurve janë babai dhe vëllai i personit që po gjykohet për vrasjen e Nimanit, Hyseyin Akkurt.

Nimani ishte vrarë më datën 9 mars të vitit të kaluar, ndërsa i dyshuari tjetër, Aymand Dawoud Kirit është ende në arrati.

Dy kurdët kishin shkrepur 16 plumba në drejtim të boksierit shqiptar, një vit më parë në Bielefeld.

Dy të dyshuar për të shtënat e së mërkurës janë arrestuar kurse personi i tretë është duke u kërkuar si i dyshimtë, ndërsa WDR njofton se ai planifikon të dorëzohet tek autoritetet në ditët në vijim.

Next Post

​Guardiola paralajmëron rikthimin e Cityt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.