“Lamtumirat nuk janë kurrë të lehta, sidomos kur duhet t’i thuash lamtumirë dikujt që dashuron. Në fillim të presidencës sime premtova se do ta ktheja Inter në krye, aty ku ka qenë gjithmonë. Ylli i dytë legjendar është dëshmia e suksesit tonë. Pas investimeve të rëndësishme, Inter është shndërruar në një klub modern, inovativ dhe fitues.
Falë Interit kam gjetur njerëz që janë si familje për mua sot, ju kërkoj ta doni Interin tone, të mbroni njerëzit e tij. Për mua ishte nderi më i madh i jetës sime”. Me një postim të gjatë social, Stiven Zhang, ish-presidenti i zikaltërve, përshëndeti Interin pas fillimit të epokës së Oaktree, fondi që mori klubin për shkak të mos shlyerjes së kredisë milionere të marrë në vitin 2021. Një mesazh që shkakton emocion dhe krenari, me justifikimin e qartë të punës së madhe të bërë, thelbësore për ta rikthyer klubin në nivelet më të larta. Në jetë, gjithçka ka një fillim dhe një fund. E dija që një ditë do të më duhej të thosha lamtumirë.
E vërteta është se nuk jam gati e ndoshta nuk do të isha kurrë. Tetë vjet më parë, kur 24 vjeç hyra për herë të parë në San Siro për një ndeshje futbolli, nuk e kisha idenë se çfarë më priste. Emocionet e pabesueshme që ndjeva atë ditë më pas kanë udhëhequr vendimet e mia gjatë gjithë këtyre viteve. Kjo botë zikaltër, unike në llojin e saj, më pranoi menjëherë, duke më mbushur me pasion, gëzim dhe kaq shumë dashuri”, shkruan Zhang.
PANORAMASPORT.AL