Tuesday, 3. February 2026
Sport

“Letra e ministrit, është ndërhyrje politike” – Ish-sekretari i KOK-ut, Shasivar Haxhiaj reagon për letrën e mini

GS 03/02/2026 2 Min. Lesezeit

 

Ndërhyrje direkte politike e ka quajtur Ish-sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhiaj, letrën e Ministrit në detyrë të sportit, Hajrulla Ceku, në drejtim të UEFA-së e FIFA-së.

Çeku i kishte shkruar dy institucioneve të mëdha të futbollit në Evropë dhe botë për parregullsitë rreth mbajtjejes së Kuvendit Zgjedhor nga Federata e Futbollit e Kosovës, e paralajmëruar për 5 shkurt.

I ftuar si panelist në emisionin VAR, Haxhiaj që tashmë ushtron detyrën e avokatit, ka thënë se shumë Federata përveç ajo e futbollit janë përballë me presion e ndërhyrje nga MKRS-ja.

“UEFA dhe FIFA kanë treguar se në Kosovë, nuk e njeh as asnjë institucion tjetër përveç Federatës së Futbollit të Kosovës. Pavarësisht shkresave që i kanë shkruar, prej Ministrisë dhe akterëve të tjerë, nuk ka marrë mundin me ia kthy Ministrisë, mirëpo përgjigjen në fakt ia ka dërguar FFK-së, duke i treguar kështu edhe Ministrisë edhe Qeverisë, se institucioni i Federatës së Futbollit në Kosovë është më i madhi sa i përket aspektit të futbollit, dhe komunikimi nuk mundet me u bë, me një rrugë tjetër përveç rrugës zyrtare që është, FFK-UEFA-FIFA”, ka thënë Haxhiaj.

Ai e ka vlerësuar si ndërhyrje të rëndë, këtë që e ka bërë MKRS-ja dhe ministri Çeku, që në kohën kur e ka dërguar letrën nuk ka qenë ministër.

“Ajo që ka ndodh, me i shkru letër Ministri, i sportit, UEFA-së dhe FIFA-së, pak ditë, para mbajtjes së Kuvendit, konsideroj që është një ndërhyrje direkte politike, në punët e FFK-së”, ka thënë Haxhiaj në VAR.

Deklaratën e ish-sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhiaj, mund ta shihni në emisionin e plotë të VAR, në kanalin zyrtar të Tëvë 1 në Youtube:

 

 

Teilen: