• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Levandovski dhe Kros refuzojnë ofertat arabe: As që bëhet fjalë!

13/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arabët duken të papërmbajtshëm në ambiciet e tyre për të afruar ajkën e futbollit botëror. Kanë bërë të tyrin Kristiano Ronaldon, Karim Benzemanë, Ngolo Kantenë.

lewandowski-davant-toni-kross-63c464baa43b0

Por ky është vetëm fillimi, sepse lista e dëshirave është tepër e gjatë. Janë një mori emrash nga më të rëndësishmit në futbollin europian që ndodhen në agjendën e drejtuesve të klubeve saudite. Mes emrave më të përfolur janë edhe tre yjet e Realit dhe Barcelonës, Toni Kros, Luka Modriç dhe Robert Levandovski. Luka Modriç është lojtari më i lëkundur për sa i përket ofertës së ardhur nga Arabia Saudite. Ndonëse nuk bëhet fjalë ende për shifra konkrete, kroati duket i tunduar nga ideja për të shkuar në Arabi, ndoshta në të njëjtën skuadër me Kristiano Ronaldon, dikur shok skuadre te Reali i Madridit.

KROS – Por nëse Modriç duket ende i pavendosur – për momentin po i reziston tundimit saudit – Toni Kros ka qenë i prerë në refuzimin e tij. Gjermani, i cili nuk ishte i bindur se do të vijonte dhe te Reali i Madridit, ka refuzuar kategorikisht një ofertë nga Arabia Saudite. Lajmi është bërë me dije nga gazeta “Bild”, që pretendon se veç Krosit edhe dy lojtarë të tjerë gjermanë, Tomas Myler dhe Mario Gëce, kanë refuzuar ofertën saudite.

LEVANDOVSKI, I PRERË – Po kaq i prerë sa Kros është shfaqur edhe sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski. Duke folur që nga grumbullimi i kombëtares polake, ai ka hedhur poshtë një kalim të mundshëm në Azi. “Nuk e di nga ka dalë kjo teori. Ndaj, nuk kam përse të mendoj. Unë jam i lumtur te Barcelona, kam një kontratë të rregullt me të. Jam në dijeni se çfarë po ndodh në Arabi, por kjo nuk është një temë për mua, sepse kam të tjera përparësi”, deklaroi ai për “Sport Interia”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Hernandez dëshiron largimin nga Bayern, pëlqen kalimin në Ligue 1

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.