• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Levandovski është gati edhe të ikë, ja pakti i xhentëlmenëve me Laportën

06/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka qenë një sezon i lehtë për Robert Levandovskin. Edhe trajneri polak, Mikal Probierz, shkoi aq larg sa tha se lojtari ndihej i frustruar nga performanca e Barçës.

LEVANDOVSKI 2

Ish-bavarezi priste më shumë nga ky sezon dhe ka pasur dyshime, por tani për tani ai ka prioritet të vazhdojë si katalanas ndërsa pret ndërtimin e një projekti të ri që duhet ta emocionojë me një trajner të ri. Levandovski nuk ka qenë kurrë në dyshim te Barça. Në fakt, profesionalizmi dhe gjendja e tij e shkëlqyer fizike janë mahnitëse.

Ai ka pasur vetëm një dëmtim dhe ishte rezultat i një ndërhyrjeje shumë të rëndë në fushën e Portos. Përfshirja e tij është totale dhe klubi kuqeblu dëshiron që ajo të vazhdojë. Në fakt, Barça do të ruajë pagën e tij në vitin e tretë të kontratës siç është rënë dakord dhe ai do të bëhet lojtari më i paguar në skuadër. Levandovski tani ka prioritet të vazhdojë te Barça, i vetëdijshëm se një horizont emocionues mund të hapet.

Ka shumë gjasa që të ketë një rimodelim të skuadrës me synimin për të qenë shumë më konkurrues dhe polaku është rehat në Barcelonë. Kontributi i tij në skuadër është i mirë, pa qenë viti i tij më i mirë: ai ka shënuar 14 gola dhe 6 asiste në 31 ndeshje, larg rekordeve të tij në Mynih, por gjithmonë vendimtar për Barçën.

Madje, atmosferë mes tij dhe drejtuesve është aq e konsoliduar, sa jo vetëm presidenti Joan Laporta mban marrëdhënie me menaxherin e polakut, Pini Zahavi, por të dy kanë një pakt nderi, se Leva mund ta ndërpresë kontratën e tij me katalanasit në çdo moment që do. Madje, vetë Robert Levandovki në një mbledhje të fundit me drejtuesit e klubit jo vetëm që ka konfirmuar se është i lumtur të qëndrojë, por në të njëjtën kohë ka nënvizuar se nëse skuadra nuk e përballon dot ekonomikisht, është gati që të largohet pa bërë aspak zhurmë. Ky pakt xhentëlmenësh do të vlerësohet në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Muaj shkurt pengesa e vetme në rrugën e titullit, Atletico Madrid komplikon llogaritë e Inter

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.