Sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski duket se nuk ka ndërmend të ndalet dhe është ende i uritur për gola, edhe pse pothuajse është 37-vjeç. Ai shënoi dy herë kundër Dortmundit dhe pas triumfit të thellë 4-0, ai foli për CBS Sports Golazo duke u ndalur edhe te Lamine Jamal.“Gjithmonë duhet të kujtoj që flas me adoleshentët, përpiqem të kujtoj se si isha në moshën e tyre, argëtohem shumë me të dhe të rinjtë e tjerë në Barcelonë. A nuk kam kërcyer akoma me Jamalin I thash kur të bësh 18 vjeç, do të shkojmë të kërcejmë. Ai është i jashtëzakonshëm për moshën e tij. Ai luan sikur të ishte 24-25 vjeç, ai e kupton futbollin. Nuk kam gjetur kurrë një lojtar në moshën e tij që e kupton futbollin si ai”.
Ai u shpall lojtari i ndeshjes duke marrë edhe trofeun.
“Çmimet MVP? Nuk e mendoj vërtet, e rëndësishme është të fitosh ndeshjet, jam shumë i lumtur për këto çmime, por nuk janë gjëja më e rëndësishme për mua. Askush nuk ka shënuar 10 gola me 3 ekipe në një sezon të Champions? Më bën të ndihem… shumë i ri dhe skuadra më ndihmon shumë”.
Së fundi, një shaka për Topin e Artë. Leva u pyet se kë do të votonte mes Rafinjas, Jamal dhe vetes. “Nuk e kuptoj pse njerëzit po flasin për Topin e Artë në fillim të sezonit. Kemi ende shumë punë për të bërë”, përfundoi ai me buzëqeshje.
PANORAMASPORT.AL