• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Levandovski në dyshim, “galaktikët” më të plotë. Ja formacionet e mundshme të “Klasikes” Barça-Real

28/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri Ksavi u ka dhënë fund përgatitjeve të Barcelonës para “Klasikes” kundër Realit sot pasdite në “Park Montjuiç”. E veçanta është se në seancën e fundit janë bashkuar me ekipin pjesa dërrmuese e lojtarëve që kanë qenë të dëmtuar dhe kanë munguar këto javë.

barca real

Levandovski, De Jong dhe Rafinja janë stërvitur me grupin, duke ngjallur interes dhe optimizëm në radhët e tifozëve të Barcelonës. Ata mungojnë prej javësh, por trajneri Ksavi shpreson që ndonjëri të jetë gati për takimin.

Shanset më të mëdha janë për Rafinjën, ndërkohë që tekniku i Barçës mendon dhe për rikuperimin e Levandovskit. Përfundimisht jashtë është Pedri, që do të humbasë “Klasiken” e katërt radhazi.

524654

Diçka më pozitive duket situata në kampin madrilen para “Klasikes” së sotme. Duke mos llogaritur dyshen Militao-Kurtua, të cilët nuk do të jenë gati deri në maj, pjesa tjetër e ekipit duket se do të jenë të gatshëm.

Alaba është kthyer nga dëmtimi dhe pritet ta nisë nga stoli. Naço gjithashtu është gati pas uljes së dënimit. Ndërkohë të tjerët nuk kanë asnjë shqetësim.

Megjithatë, edhe trajneri Karlo Ançeloti përballet me mungesa, ku bien në sy Dani Sebajos dhe Arda Gyler. Të dy nuk kanë mundur të rikuperohen në kohë.

Megjithatë, ata janë shqetësimi më i vogël për Ançelotin. Nga ana tjetër, një ndryshim që Ançeloti pritet të bëjë me formacionin është lënia jashtë e Kamavingës që do ta nisë nga stoli.

05154185

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Girona vazhdon marshimin në La Liga

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.