• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Levandovski rikuperohet, Balde nuk ia del. Barcelona publikon listën me lojtarët që udhëtojnë drejt Italisë

05/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Robert Levandovski është rikuperuar dhe do të jetë i disponueshëm për të luajtur për Barcelonën nesër në mbrëmje kundër Interit, ndeshja e kthimit e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve që do të luhet në “San Siro” pas barazimit spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë.

leva

Qendërsulmuesi polak është rikuperuar nga problemi muskulor dhe dje ishte me skuadrën në stërvitje, duke treguar që është gati të vendoset nën urdhërat e Hansi Flik. Alejandro Balde, lojtari tjetër i dëmtuar që katalanasit shpresonin ta rikuperonin, mbetet jashtë. Barcelona ka publikuar në faqen e zyrtare lojtarët që do të udhëtojnë drejt Italisë.

Ndërsa pret seancën e fundit stërvitore dhe konferencën për shtyp në orën 17:15, trajneri Flik duket se tashmë ka një ide të qartë për formacionin titullar që do të dalë në fushë në “San Siro”. Shezni do të jetë përsëri në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Injigo Martinez dhe Kubarsi në qendër, me Erik Garsia në të djathtë në vend të Kunde të dëmtuar dhe Gerard Martin në të majtë. Në mesfushë, dyshja Pedri dhe De Jong, me Dani Olmon disa metra më tej përpara që vepron si mesfushor sulmues me Rafinja dhe Lamine Jamal në krahë. Dyshimi është nëse Leva apo Ferran Torres do ta nisë titullar.

BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Barcelona merr një lajm të hidhur dhe një të mirë para përballjes me Interin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.