• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Levandovski “shfryn” veten: Erdha një kanibal, jam kthyer normal

15/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Robert Levandovski nuk po kalon momentin më të ëmbël para portës. Fillimi i tij në kampionatin spanjoll, pavarësisht se ka shënuar dy gola në katër takimet e luajtura deri më tani, ka qenë gjithçka tjetër veçse brilant. Për të mbajtur larg kritikat ndaj vetes, sulmuesi polak, pak ditë më parë preferoi të kërkonte justifikime, duke vënë në pikëpyetje qasjen taktike të trajnerit Ksavi Hernandez.

levandovski

Ai deklaronte se Barcelona luan jo me shumë forca në sulm dhe kjo ndikonte dhe në rendimentin e tij. Megjithatë sulmuesi 35-vjeçar ka qenë disi i matur. Tani, i pyetur nëse po mendon të shkojë në Arabinë Saudite në të ardhmen, Levandovski pranoi se është larg nivelit me të cilin ishte mësuar në Gjermani dhe se nuk është i njëjti futbollist që ishte gjatë kohës së tij në “Allianz Arena”, kur mbronte fanellën e Bajernit të Mynihut. “Arabia Saudite? Tani as që e mendoj këtë. Jam shumë i lumtur në Barcelonë, në ekip, në qytet, me familjen time. Si person jam i lumtur”, ishin fjalët e lojtarit të Barcelonës, i cili gjithashtu la të kuptohet se nuk është më vrasësi që theu të gjitha rekordet e mundshme te gjigantët bavarezë.

“Para se të vija tek Barcelona isha gati një makineri, këtu u bëra më shumë njerëzor. Unë kam një kontratë dyvjeçare këtu me një opsion për të rinovuar më tej”, deklaroi ai. Polaku ka folu dhe për mundësinë e një transferimi SHBA. Në lidhje me MLS-në amerikane, ai shtoi: “Përpara pandemisë së Koronavirusit, ideja e MLS-së ishte fort në kokën time. Por disi ndryshova mendje më vonë. Pas kapitullit të Barcelonës, është e vështirë të imagjinohet se çfarë do të bëj”.

Nga këndvështrimi i Levandovskit, gjëja më e rëndësishme në këtë pikë në karrierën e tij është të kënaqet në maksimum. “Ka të bëjë me grumbullimin e kujtimeve, ruajtjen e çdo momenti, çdo fitoreje në kokën tuaj. Disa nga komentet për numrin e golave që shënova ishin të çmendura, veçanërisht në sezonin me 41 gola në Mynih (duke thyer rekordin e Gerd Myler në Bundesligë). Thyerja e rekordeve nuk është më qëllimi im kryesor. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj skuadrën time të fitojë dhe të shijojë ndeshjet. Këto janë vitet e mia të fundit në botën e futbollit, dy, ndoshta tri. Mos më keqkuptoni: Unë ende dua të arrij sukses dhe të shënoj gola. Por nuk jam më ai i mëparshmi, asgjë nuk është si më parë”, përfundoi ai.

LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Milan transferon yllin e Premier League në merkaton e janarit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.