Edhe pse e dinë se thuajse ia kanë dalë, kanë ende frikë. Futbollistët e “Aspirinave”, të Bayer Leverkusen janë shumë të emocionuar në prag të titullit të parë në histori, ndërsa matematika dhe kalendari parashikon se ata mund të triumfojnë që në 14 prill.
Fitorja 2-1 në shtëpi ndaj Hoffenhiem, dhe disfata e “Bavarezëve” të Bayern Munich, në fushën e vet ndaj Borussia Dortmund bëri që diferenca e pikëve e vendit të parë me të dytë, të jetë 13 pikë.
Deri në fund të sezonit mungojnë 7 ndeshje, por skuadra e trajnerit Xabi Alonso mund të festojë edhe me tri fitore radhazi, qoftë edhe nëse bavarezët ia dalin në të gjitha sfidat e tyre. Prova e parë do të jetë ndaj Union Berlin më 6 prill, ndërsa më pas do të jetë dueli në “BayArena” ndaj Ëerder Bremen, në 14 prill.
Kampionati fitohet në duelin tepër të vështirë në Dortmund në 21 prill, por mund të ndodhë edhe më herët, nëse “Baverezët” gabojmë. Me kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, si titullar dhe një nga më të dalluarit, “Aspirinat” nuk kanë asnjë humbje në Bundesliga, madje nuk kanë pësuar asnjë disfatë në 39 ndeshje të sezonit.
Titulli, që duket praktikisht i fituar, do të vinte në 22-vjetorin e një tragjedie të vërtetë sportive, kur Leverkuseni në 2002, humbi në mënyrë të pabesueshme titullin e parë kampion të Bundesliga, finalen e Kupës së Gjermanisë dhe finalen e UEFA Champions League, ndaj “Galaktikëve” të Real Madrid.