Thursday, 29. January 2026
Futboll Bota

Leverkusen, Tah: Një ndeshje e veçantë, gruaja është tifoze e Milanit

GS 01/10/2024 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah, ka folur për “Sky Sport” në kuadër të super ndeshjes së sotme kundër Milanit në ditën e dytë të Ligës së Kampionëve.

Gjatë fjalës së tij, qendërmbrojtësi gjerman tregoi gjithashtu diçka interesante në lidhje me familjen e tij dhe Italinë:

“Unë kam një lidhje të veçantë me Italinë, gruaja ime është italiane dhe e gjithë familja e saj janë tifozë të Milanit. Do të jetë një lloj derbi familjar, kështu që do të jetë shumë interesant për mua, jam i lumtur sepse është hera e parë që do të luaj kundër Milanit, mezi pres, jam i fokusuar për këtë ndeshje”, shpjegoi Tah.

Teilen: