Tuesday, 3. March 2026
Sport

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

GS 18/07/2025 1 Min. Lesezeit

Bayer Leverkuseni të premten mbrëma ka pësuar disfatë të thellë në miqësore 5:1 nga skuadra U20 e Flamengos. Për teknikun holandez, Erik ten Hag, kjo ishte ndeshja e parë në krye të Leverkusenit.

Leverkuseni në pjesën e parë kryesisht u paraqit me disa futbollit të rinj. Ndërsa në pjesën e dytë, Ten Hag, i aktivizoi futbollistët me përvojë si Robert Andrich, Exequiel Palacios, Edmond Tapsoba, Nathan Tella e Patrik Schick. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Granit Xhaka.

Por kjo nuk solli ndonjë ndryshim të madh, përveç një goli të shënuar.

Ten Hag më 1 korrik u emërua trajner i Leverkusenit. Ai e zëvendëson Xabi Alonson që tashmë e ka marrë drejtimin e Real Madridit. 

Teilen: