Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është gjithnjë e më afër klubit gjerman, Bayer Levekusen.
Reprezentuesi i Zvicrës, sipas medieve britanike, në fund të këtij sezoni do të largohet nga ‘Emiratës’.
E ardhmja e Xhakës thuhet se do të jetë Bundesliga gjermane. Kosovari kërkohet nga klubi i njohur i elitës gjermane Bayer Levekusen.
Negociatat mes Arsenalit dhe Levekusenit janë në fazën finale, dhe siç raportohet, marrëveshja mes dy palëve mund të arrihet shumë shpejtë për transferimin e ish-futbollistit të Borussia Monchgladbach në skuadrën e Xabi Alonso-s.
Kartoni i Xhakës kap shifrën 15 milionë euro.