Tuesday, 5. May 2026
Sport

Leverkuseni huazon argjentinasin Echeverri

GS 19/08/2025 1 Min. Lesezeit

Bayer Leverkuseni ka siguruar shërbimet e mesfushorit ofensiv nga Argjentina, Claudio Echeverri.

Bëhet e ditur se Leverkuseni ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për 19-vjeçarin, i cili kërkohej edhe nga skuadra e Borussia Dortmundit.

Në fakt, Leverkuseni do ta huazojë për një vit argjentinasin Echeverri dhe nuk do ta ketë opsionin e blerjes por vetëm huazim të thjeshtë, që do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.

Talenti Echeverri vitin e shkuar iu bashkua Manchester Cityt nga River Plate dhe ekipi anglez ka vendosur ta huazojë te skuadra e Bundesligës për të krijuar përvojë.

Echeverri ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2028.

Teilen: