• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Leverkuseni me fjalë të mëdha për Xhakën

30/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayer Leverkuseni ka falënderuar Granit Xhakën për kontributin, si dhe i ka dëshiruar suksese te skuadra e Sunderlandit.

Me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale, Leverkuseni është përshëndetur me mesfushorin 32-vjeçar, i cili të mërkurën u prezantua te Sunderlandi.

Xhaka për dy sezone ishte pjesë e Leverkusenit, duke u shndërruar në lojtarin kyç të ekipit, me të cilin ka fituar titullin e kampionit, kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.

Leverkuseni njoftoi se Sunderlandi kishte pranuar kushtet e vëna për transferimin e Xhakës dhe për këtë arsye erdhi deri të realizimi i tij.

Sunderlandi pagoi 20 milionë euro me bonuse për kartonin e Xhakës, ndërsa drejtori sportive i Leverkusenit, Simon Rolfes pati fjalë të mëdha për mesfushorin shqiptar.

“Granit Xhaka ishte lojtar kyç në ekipin e Leverkusenit që fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë në vitin 2024. I urojmë Granitit gjitha të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tij”, tha Rolfes.

Xhaka ishte ndër lojtarët më të kërkuar në këtë afat kalimtar, me ekipet si Milan, Inter, Juventus, Neom e shumë të tjera që synon transferimin e tij por kushtet për transferimin e tij i plotësoi vetëm Sunderlandi.

Next Post

Audi prezanton sponsorin zyrtar për Botërorin e 2026-ës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.