Monday, 4. May 2026
Sport

Leverkuseni shkarkon Ten Hagun

GS 01/09/2025 1 Min. Lesezeit

Aventura e trajnerit Erik Ten Hag në krye të Bayer Leverkusenit ishte shumë e shkurtër.

Tekniku holandez është shkarkuar të hënën, vendim që erdhi pas vetëm dy ndeshjeve të luajtura këtë sezon në Bundesligë.

Ten Hag mori drejtimin e Leverkusenit pas largimit të Xabi Alonsos dhe pas dy ndeshjeve kampionale tuboi vetëm një pikë, duke humbur në xhiron e parë dhe barazuar të dytën.

Në njoftimin e Leverkusenit, thuhet se vendimi nuk ishte i lehtë por ishin të detyruar për një veprim të tillë.

Pas largimit të Ten Hagut, skuadra e Leverkusenit do të drejtohet përkohësisht nga asistentët e tij.

Teilen: