Skuadra gjermane Bayer Leverkusen tash e nëntë ndeshje nuk di për humbje, ku i ka arritur tetë fitore e 1 barazim në Bundesliga.
Bayer ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Freiburgut.
Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, kosovari Granit Xhaka, u paraqit titullar për Leverkusenin.
Xhaka po tregon formë të lartë me ekipin e tij.
Wirtz (36′) e Hofmann (60′) shënuan për Leverkusenin dhe Gulde pë Freiburgun.
Bayer Leverkusen kryeson me 25 pikë, pasojnë Bayerni 23, Stuttgart 21, Dortmund 21 dhe Freiburg renditet në vend të tetë me 13 sosh. /Lajmi.net/