• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Leverkuzeni prezantoi përforcimin e parë

14/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajer Leverkuzeni përforëcohet për sezonin e ri. Kampionët e Gjermanisë kanë njoftuar blerjen e Aleiks Garsias, protagonistit 26-vjeçar të ecurisë fantastike të Xhirona-s në kampionatin e kaluar spanjoll. Ai nënshkroi kontratë me klubin gjerman deri më 30 qershor 2029.

“Aleiks Garsia është një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme strategjike, pasiimet e tij janë jashtëzakonisht të sakta dhe ai luan me vizion të madh”, tha trajneri Çabi Alonso për mesfushorin 26-vjeçar spanjoll.

“Aleiks ka cilësi drejtuese që do të jenë shumë të vlefshme për ne në vitet e ardhshme. Jemi të lumtur që arritëm ta nënshkruajmë me të dhe ai do të jetë një faktor i rëndësishëm në arritjen e synimeve tona ambicioze”, tha më tej trajneri i kampionëve të Gjermanisë.

Garsia, i cili shënoi tre gola dhe siguroi gjashtë asist për Xhironën sezonin e kaluar, e sheh lëvizjen te kampionët e Gjermanisë si “një gjë e shkëlqyer”.

“Ashtu si tifozët në të gjithë Europën, unë e admirova Bajer Leverkuzenin për rezultatet e tyre të jashtëzakonshme këtë sezon që sapo përfundoi”, tha mesfushori.

“Jam i emocionuar që një klub si ky bëri kaq shumë për të më marrë mua. Tani dua absolutisht të përmbush të gjitha pritjet dhe të jap kontributin tim që kjo skuadër dhe klubi të vazhdojë të jetë i suksesshëm”, tha Aleiks Garsia.

Next Post

Mitaj drejt Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.