Mançester Sitit i ikën tre pikët nga duart vetëm në minutat e fundit të sfidës me Çelsin, kur Armando Broja me një lëvizje të shkëlqyer fitoi një penallti, e cila u realizua në gol nga Kol Palmer, me shifrat që shënuan 4-4.
Trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola u shpreh se barazimi ishte rezultati më i drejtë i kësaj sfide dhe se të dyja skuadrat dhuruan spektakël në fushën e lojës.
“Ishte një ndeshje e mirë dhe argëtuese për Premier Ligën, me të dyja skuadrat që donin të fitonin. Nuk mund të prisja më pak nga Çelsi që ka një skuadër dhe lojtarë fantastikë.
E dinim që ata luajnë mirë kundër një kundërshtari gjithashtu fantastik. E dinim që do të ishte e vështirë të kontrollohej, pasi ata kanë lojtarë me kualitet si Palmer dhe Mudrik.
Një ndeshje e ngushtë, por një rezultat i drejtë. E përgëzoj skuadrën, shkojmë në pushimin e kombëtareve me një barazim dhe me kualifikimin në Champions.
Unë preferoj të fitoj 7-0, por nuk ndodh në këtë nivel, pasi Çelsi ishte një skuadër fantastike”, u shpreh Guardiola.
LEXO EDHE: VIDEO/ Broja vendimtar në shtesë, Çelsi i merr barazimin Sitit në ndeshjen me 8 gola
Barazoi me një tjetër pretendente për titull, Poçetino: Te e mëparshmja nuk kishim Brojën
PANORAMASPORT.AL