Transferimi i Zhan-Kler Todibo te Uest Hemi ka shkatërruar planet e merkatos të Juventusit që shihte te mbrojtësi francez një element të rëndësishëm për të përforcuar prapavijën. Sapo dështoi marrëveshja me lojtarin, drejtori sportiv Xhuntoli është mundur të bëjë një lëvizje të shpejtë për të siguruar një tjetër element të prapavijës për t’ia vënë në dispozicion trajnerit Tiago Mota.
Por këtë radhë, askush nuk e kishte parashikuar idenë e tij. Mediat italiane kanë zbuluar se Xhuntoli ka nisur bisedimet me Milanin për të transferuar në Torino Pierr Kalulu.
Klubi bardhezi është gati të paguajë 2-3 milionë euro për huazimin e tij, me një klauzolë për blerjen përfundimtare në mbyllje të sezonit për një shifër rreth 14-15 milionë euro. Xhuntoli po mundohet ta zbresë këtë shumë duke vendosur në tavolinë një përqindje për shitjen e radhës të mbrojtësit 24-vjeçar francez.
PANORAMASPORT.AL