Thursday, 12. March 2026
Sport

Lëvizje surprizë, ish-mesfushori i Junajtid “var këpucët në gozhdë” në moshën 33-vjeçare

GS 01/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-mesfushori i Mançester Junajtid, Tom Kleverli, ka vendosur t’i japë fund futbollit të luajtur, duke “varur këpucët në gozhdë” në moshën 33-vjeçare.  

933b2f385f1a17de7e0941a0d8010741-72503-oooz0000 (1)

Mesfushori i lindur në vitin 1989, pas një sezoni të kushtëzuar nga lëndimet në të cilin grumbulloi vetëm 4 paraqitje, ka shpallur zyrtarisht tërheqjen e tij. Kleverli regjistroi 79 ndeshje me fanellën e Junajtid, duke fituar një kampionat dhe dy kupa. 

ad440a08-968a-11ed-b5d0-0210609a3fe2

 Në karrierën e tij, mesfushori veshi edhe fanellën e Aston Vilës dhe Evertonin, teksa e mbylli te Uatfordi. Kleverli ishte pjesë edhe e kombëtares angleze, ku luajti në 13 duele me “3 Luanët”.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: