Friday, 24. April 2026
Sport

Lëvizje trajnerësh në aksin Milan-Napoli, ish-trajneri i Brojës te “Djalli” dërgon Piolin në jugun e Italisë

GS 09/02/2024 1 Min. Lesezeit

Sipas raportimeve të “talkSPORT”, Graham Poter do të ishte një kandidat i fortë për kuqezinjtë e Milanit në kuadër të sezonit të ardhshëm.

pioli poter

Mediat angleze theksojnë se si ish-menaxheri i Brajtonit dhe Çelsit nuk është objektivi numër një, pasi ëndrra mbetet Antonio Konte, megjithatë mund të përbëjë një opsion për një Milani me joshje të theksuar ndërkombëtare siç e dëshmojnë edhe italianët e pakët në organikë. Poter, 48 vjeç, ka qenë jashtë fushës që nga 1 prilli kur u shkarkua nga “blutë” e Londrës.

Fati i pankinës së Milanit mund të lidhet ngushtë me atë të Napolit. Si Antonio Konte, por edhe trajneri aktual Stefano Pioli, kanë qenë prej kohësh të lidhur me Napolin dhe thashethemet e shpërthyera nga Anglia mund të hapin skenarë të ndryshëm në funksion të lamtumirës absolutisht të sigurt të Valter Maxarrit në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: