• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lëvizjet e italianëve

05/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një sezoni të ndërlikuar, me tre trajnerë të ndryshëm (De Rosi, Juriç dhe Ranieri) dhe larg luftës për vendet që të çojnë në Champions, Roma (Seria A) po kërkon të bëjë bujë për sezonin e ardhshëm.

Ashtu siç bëri në vitin 2021 me Zhoze Murinjon, klubi dëshiron që një trajner i njohur të rifillojë projektin e ri.

Dhe i zgjedhuri është Karlo Ançeloti. Sipas “AS”, Friedkins, pronarë të klubit të Romës, po përpiqen personalisht ta bindin atë.

Propozimi është ambicioz në çdo kuptim, si ekonomikisht ashtu edhe sportiv: një all-in i vërtetë për të konsoliduar ekipin në elitën europiane.

Dhe askush më mirë se Karleto nuk mund ta bëjë këtë gjë. Verdhekuqtë shpresojnë të joshin trajnerin e Madridit duke kujtuar lidhjet e tij të forta me klubin, ku ai shkëlqeu si futbollist midis viteve 1979 dhe 1987, duke bërë 227 paraqitje dhe duke shënuar 17 gola, si dhe duke fituar katër Kupa të Italisë dhe një “Scudetto” (titulli në Itali) legjendar.

Ançeloti nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për Romën apo qytetin (“Një ditë do të doja shumë ta stërvitja atë”, ka thënë ai më shumë se një rast), dhe në dhjetor ai la një derë të hapur, megjithëse e bëri të qartë se prioriteti i tij është Madridi.

“Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Romën, kujtime shumë të mira, por ka një rrugë të gjatë mes të thënit dhe të bërit.

Për momentin jam mirë këtu ku jam (Madrid) dhe nuk po mendoj për të ardhmen time. Unë kam ende një kontratë dyvjeçare, por kontratat mund të prishen ose të zgjaten”.

Next Post

Klubet që shpenzuan më së shumti për transfere në janar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.