Tuesday, 31. March 2026
Sport

Lewandowski akuzon gjyqtarët spanjollë se po e ‘vrasin’ futbollin

GS 02/09/2023 1 Min. Lesezeit

“La Liga nuk është tërheqëse”- Lewandowski akuzon gjyqtarët spanjollë se po e ‘vrasin’ futbollin.

Duke folur në një intervistë për gazetën polake Meczyki, Robert Lewandowski ka dhënë vlerësimin e tij të sinqertë për gjyqtarët e La Ligës.

Sulmuesi polak që luan te Barcelona ka thënë se gjyqtarët në La Liga po e vrasin futbollin dhe liga nuk është tërheqëse.

“La Liga nuk është mjaft tërheqëse dhe sulmuese. Gjyqtarët po e vrasin ligën. Nuk e prisja që ekipet spanjolle të ngurronin të luanin futboll”, ka thënë Lewandowski.

“Në të vërtetë, gishtat e dy duarve nuk do të mjaftojnë për të numëruar sa thirrje kontroverse bëjnë gjyqtarët në Spanjë çdo ndeshje”.

Vetëm këtë sezon, ka pasur të paktën tri raste ku Barcelonës nuk iu akordua penallti.

As Lewandowski nuk po kalon nëpër një formë të mirë në këtë fillim sezon, pasi ka vetëm një gol dhe një asistim.

Teilen: