• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lewandowski flet me bindje: Eliminojmë PSG-në dhe shkojmë në gjysmëfinale

16/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paris Saint Germain dhe Barcelona do të përballen në çerekfinalen e garës më të madhe europiane për klube, Champions League.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka besim maksimal se ai dhe shokët e tij do të eliminojnë PSG-në dhe do të jetë Barcelona që do të kualifikohet në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

“Jam i sigurt se do të luajmë në maksimumin tonë, do të japim më të mirën, duke përmirësuar cilësinë e paraqitjeve tona. Dhe jam i sigurt që do të shkojmë ne në gjysmëfinalet e Champions League”, u shpreh sulmuesi polak.

PSG dhe Barcelona do të ndeshen mes tyre në ‘Parc des Princes’ në datën 10 prill, ndërsa ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në Kataluni.

Lewandowski po luan sezonin e dytë me Barcelonën, ku këtë edicion në ka realizuar 19 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në të gjitha garat. E në rast se arrijnë ta eliminojnë PSG-në, atëherë Barcelona në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Atletico Madrid-Borussia Dortmund.

Katalanasit nuk e kanë prekur finalen e Champions League që nga viti 2015, ku atë vit e kishin fituar këtë trofe sa ishte trajner Luis Enrique, aktualisht pjesë e PSG-së.

Next Post

Tahir Batatina zbavit tifozët, bën pompa para intervistës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.