Golin në gjak dhe akoma një dëshirë të madhe për të luajtur futboll dhe për të fituar. Robert Lewandowski ka akoma shumë për t’i dhënë botës së futbollit dhe nuk mendon aspak për tërheqjen.
Polaku, i cili do të mbushë 35 vjeç 21 gushtin e ardhshëm, ka folur për L’Equipe pikërisht në lidhje me dëshirën e tij për të qenë akoma protagonist në fushën e lojës.
Në lidhje me transferimin nga Bayern të Barça: “Doja të ndërroja stil jete, vend, gjuhë, të njihja njerëz të rinj… Kam ëndërruar gjithmonë të luaj në Spanjë dhe ishte momenti i duhur për ta hedhur këtë hap.
“Te Bayern kam fituat gjithçka doja të fitoja. Kam thyer rekorde dhe kam fituar shumë tituj. Isha i lumtur aty, por kam ndier se ishte momenti i duhur për t’u larguar”, ka thënë polaku.
Më pas ka ardhur një bilanc në lidhje me sezonin e parë me katalanasit: “Te Barcelona kemi një potencial të madh. Edhe pse sezoni i parë ka qenë shumë i mirë, e di se mund të bëjmë më mirë në Champions League”.
Në lidhje me tërheqjen, Lewandowski ka thënë: “Më pëlqen akoma të shënoj gola dhe nuk kam eksploruar akoma gjithçka në futboll. Mund të vazhdoj përpara edhe për shumë vite të tjerë.
Çfarë do të bëj më pas? Nuk besoj se do të bëhem trajner, edhe pse ndoshta do të mungojë atmosfera e dhomës së zhveshjes”.