• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lewandowski parakalon Johan Cruyff në historinë e Barcelonës

19/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Robert Lewandowski shënoi dy gola, edhe një herë bëri diferencën në “Mestalla”.

Në sezonin e tij të tretë si lojtar i Barcelonës, polaku ka kaluar tashmë një legjendë të tifozëve katalanas si Johan Cruyff.

Një dopietë që vlente tri pikë dhe e lejoi atë të gdhendte një vend në historinë e klubit blaugrana.

Lewandowski ka shënuar 61 gola në 96 ndeshjet e tij si “9” i Barçës.

Nga ana e tij, Johan Cruyff e përfundoi kohën e tij si futbollist për entitetin blaugrana me 60 gola në 180 ndeshje të shpërndara në 5 sezone.

Meritat e Lewnadowskit janë të rëndësishme, megjithëse Johan Cruyff nuk ishte aspak një finalizues i lindur.

Holandezi lëvizi në të gjitha anët e sulmit, gjithashtu u dallua për pasimet dhe kombinimet e tij me shokët e skuadrës.

Në çdo rast, Lewandowski shkëlqeu në një skenar kompleks siç është “Mestalla”, në ndeshjen e parë të La Liga-s dhe me një skuadër të mbushur me të rinj për shkak të dëmtimeve e problemeve me kufirin e pagave të klubit.

Valencia, në realitet, është “viktima” e tij e preferuar në La Liga. Ndaj saj ka shënuar tashmë 6 gola. Deri të shtunën mbrëma, Celta dhe Elche ishin skuadrat e tjera, të cilave iu kishte shënuar më shumë, nga 4 gola secilës.

Lewandowski dëshiron të luftojë përsëri për të qenë golashënuesi më i mirë i La Liga-s, pasi 19 golat e tij ishin larg 24 golave të Dovbick sezonine kaluar.

Ukrainasi u transferua kësaj vere te Roma, pasi ndihmoi për kualifikimin e Girona në Ligën e Kampionëve.

Polaku është mësuar të shënojë dhe dëshiron të jetë referencë në fushë për shokët e rinj të skuadrës.

Kundër Valencias ai shërbeu si kapiten në fushë, pasi Ter Stegen nuk mund të fliste me arbitrin nga porta, dhe frymëzoi shokët e skuadrës me përvojën e tij.

 

Next Post

Tiago Mota karikon Juventusin: Të tregojmë që jemi për titull

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.