• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lewandowski vs Kane, përplasje gjigantësh, sulmuesi i Bayernit: Betejë e vështirë!

22/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Harry Kane kishte katë ndeshje pa shënuar para se të realizonte tregolëshin kundër Sttugartit në Bundesligë. Një mënyrë e mirë për të ndezur motorët përpara betejës me Barcelonën në Champions League.

Të mërkurën, Bayerni i Mynihut dhe Kane vizitojnë mitikun “Camp Nou” për t’u përballur me Barcelonën në raundin e tretë të Champions League.

Rastësisht, në fishkëllimën e fundit të fitores 4-0 ndaj Shtutgartit në Bundesligë, qendërsulmuesi anglez i skuadrës bavareze e ka kthyer vëmendjen te ndeshja ndaj skuadrës Blaugrana dhe Hansi Flick, duke u fokusuar veçanërisht tek dueli me Robert Leëandoëskin, vendin e të cilit mori te bavarezët. Një përplasje mes gjigantëve të zonës së penalltisë:

“Roberti është një sulmues fantastik, një nga më të mirët e brezit tim. Do të jetë një ndeshje speciale. Shumë prej nesh e njohin shumë mirë trajnerin e tij. Duam të zotërojnë topin dhe të shtypim lart. Do të jetë një betejë e vështirë, por ne do ta përballojmë me besim”, është shprehur Kane për “AS”.

Për tregolëshin e së shtunës, ish-lojtari i Tottenhamit mori topin në shtëpi, të nënshkruar nga të gjithë shokët e tij, për t’ia dhënë djalit të tij:

“Louis është tre vjeç dhe e do futbollin. Është gjithmonë mirë për djalin tim kur zgjohet dhe topi është pranë shtratit të tij. Ai do ta godasë në të gjithë shtëpinë,” tha Kane duke qeshur.

“E mbajtëm këmbën në gaz dhe në fund mund të kishim shënuar edhe më shumë gola. Kështu duam të luajmë, duke mbajtur një bilanc të pastër. Ishte perfekte”.

 

Next Post

LIVE LIGA E KAMPIONEVE/ Belgët dominojnë në “San Siro”, Milanin e shpëton traversa. Mësoni rezultatet në kohë reale (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.