Tuesday, 21. April 2026
Sport

Lezha mirëpret pingpongun, kampionati i moshave 15-17 vjeç

GS 01/11/2025 1 Min. Lesezeit

Në Lezhë është duke u zhvilluar Kampionati Kombëtar i Pingpongut për moshat 15-17 vjeç në të cilin marrin pjesë rreth 90 sportistë nga i gjithë vendi. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, u shpreh se zgjedhja e Lezhës si vend organizator nuk është rastësisht. Madje sipas tij ky qytet ka patur një bashkëpunim të vazhdueshëm me Federatën Shqiptare të Pingpongut e në të njëjtën kohë ka siguruar dhe bazën e nevojshme materiale për zhvillimin e këtij sporti.

Specialisti i sporteve në Bashkinë e Lezhës, Aurel Locaj, theksoi se synimi kryesor është përfshirja e sa më shumë fëmijëve në aktivitete sportive dhe zgjerimi i disiplinave në qytet.

Kampionati i pingpongut do te vijoje per dy ditë me radhë, ndërsa në përfundim do të shpallen fituesit kombëtarë të kategorisë së moshave 15–17 vjeç.

Teilen: