Wednesday, 21. January 2026
Sport

Liga e Europës/ Shorti i vështirë, Milani 5% shanse triumfi

GS 18/02/2024 1 Min. Lesezeit

Shorti i Ligës së Europës për fazën e 1/8-ave do të hidhet të premten e 23 shkurtit në Nion të Zvicrës. Milani është thuajse i kualifikuar për këtë fazë pas suksesit 3-0 ndaj Renit.

MILAN

Nga goglat do të dalin edhe rivalët e mundshëm të “Djallit” mes të cilëve ka ekipe si Leverkusen, Liverpul, Rejnxhers, Slavia Pragë, Vijareal dhe Uest Hem. Të gjitha kanë fituar grupet përkatëse në Ligën e Europës.

Ndërkohë, kuqezinjtë janë në vendin e gjashtë në mesin e favoritëve për të fituar trofeun duke u renditur pas Liverpulit (30.5%), Leverkusenit (19.2%), Atalanta (7.5%), Brajton (7%) dhe Benfika (6.2%). Milani, siç thamë, vjen vetëm i gjashti me 5.7%.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: