• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liga e Kampionëve: Arsenali më në fund e mposht Bayernin, ekipi i vetëm me të gjitha fitore

26/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë ndeshje, pesë fitore, Arsenali po gëzon formë të jashtëzakonshme në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Të zgjedhurit e Mikel Artetës mposhtën bindshëm hiq më pak se kampionin gjerman, Bayern Munchen, 3:1 para publikut londinez në “Emirates”.

Lideri i Premier Leagues, ishte dominues në veçanti në pjesën e dytë kur me dy gola e bëri dallimin në ndeshje.

“Gunners” udhëhoqën pas 22 minutave lojë me Timber, pas asistimit të Sakas. Eze humbi një rast të mirë para protës, e nuk vonoi shumë erdhi barazimi nga gjermanët, me një kundërsulm të konkretizuar nga Karl. Ngjau kjo në minutën e 32-të, dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Por në pjesën e dytë Arsenali rriti ritmin dhe shënoi sërish për epërsinë prej 2:1, me Madueken pas 69 minutash, ndërsa i dha fund dilemës së fituesit përmes Martinellit në minutën e 76-të.

Londinezët sivjet janë skuadra për t’u ndjekur dhe udhëheqin garën në Ligën e Kampionëve me 15 pikë, derisa Bayerni pëson humbjen e parë dhe mbetet në vendin e tretë me 12 pikë.

Next Post

Mbappe futet në histori të Ligës së Kampionëve pas het-trikut ndaj Olympiacos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.