• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liga e Kampioneve/ “Ne nuk fshihemi pas gishtit”, Marota: Dua një nga tetë vendet e para, Inzagi ç’mendon?

30/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bepe Marota nuk kërkon t’i bëjë presion Interit të tij. Presidenti i zikaltërve ka folur pas shortit duke thënë se objektivi është të renditen mes 8 skuadrave të para nga 36 në total, por e di që nuk do të jetë aspak e lehtë. Megjithatë, numri një i kampionëve të Italisë thotë se skuadra nuk fshihet.INZAGI MAROTASi janë pritshmëritë e Interit në një Champions me formulë të re?

Formula është absolutisht e re dhe shumë tërheqëse. Të shohim çfarë do të ndodhë sepse emocionet janë ndryshe. Nuk e dimë ende kalendarin, por do të jetë impenjues. E rëndësishme është që të përfaqësohemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të ketë kohë nga një ndeshje në tjetrën dhe na duhet ndoshta edhe pak fat.

Vitin e kaluar fituat kampionatin. Doni të bëheni protagonistë edhe në Champions?

Kjo skuadër është rritur shumë në Itali, por edhe në Europë. Është e vërtetë që vitin e kaluar objektivi kryesor ishte të fitonim titullin e yllit të dytë, por ne jemi Interi dhe duam të gjithë trofetë që ekzistojnë në futboll. Nuk ka një zgjedhje mes kampionatit dhe Champions-it. Duhet të nderojmë fanellën në të dyja kompeticionet. Nëse kemi edhe pak fat, mund të befasojmë. Inzagi ka një organikë të pasur, por të mos kemi panik dhe tension. Duhet thjesht që të sillemi si një klub i madh siç është Interi.

Preferoni që të keni një nisje më të lehtë, apo menjëherë ndeshje të forta si Siti apo Arsenali?

Mund të them që skuadrat që kanë furnizuar më shumë kombëtaret kanë pasur vështirësi dhe do të kenë në vazhdimësi. Do të jenë ndeshje më të vështira me ekipe të forta që në start, por edhe ato që duken të lehta nuk janë të tilla. Çdo rival ka vështirësitë e tij. Champions-i është një kompeticion ku të gjithë do të luftojnë.

Ju ndiheni favoritë?

Më shumë sesa ne janë mediat ato që na bëjnë favoritë. Ne duhet thjesht të jemi të zotët në fushën e lojës.

Mos u fshihni, keni bërë një punë të jashtëzakonshme…

Ne nuk fshihemi. Sigurisht që do të tentojmë të renditemi mes 8 ekipeve të para. Pastaj ndoshta Inzagi nuk e mendon si unë, por duhet që ëndrrat që kemi t’i bëjmë realitet sepse jemi Interi. Duhet që arrogancën ta shndërrojmë në ambicie. Duhet të mbrojmë historinë tonë. Kemi kualitet në skuadër. Nëse nuk ia dalim do të thotë që të tjerët kanë qenë më të zotët.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Gati 100 mijë euro për yllin e Superiores

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.