Friday, 27. February 2026
Sport

Liga e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, vazon e parë e mban peng… Interi

GS 28/05/2023 1 Min. Lesezeit

Liga e Kampionëve në sezonin e ardhshëm po fillon të marrë formë, me shumë skuadra që kanë siguruar pjesëmarrjen.champions shorti

Gjithashtu duket se dhe vazo e parë e shortit është thuajse e kompletuar.

Kampionët e 6 ligave më të mira në Europë janë konfirmuar, teksa tashmë priten dy emra.

Fituesi i Ligës së Europës, midis Seviljës dhe Romës dhe gjithashtu fituesi i Ligës së Kampionëve.

Duke parë që Mançester Siti e ka siguruar vazon e parë si kampione e Premier Ligës, por në rastin që anglezët ngrenë dhe Champions-in, atëherë do të jetë Fejnordi skuadra e tetë që do të jetë mes më të mirave.

Në rast se Interi do të fitojë në finale kundër Sitit, atëherë do të jenë zikaltërit që do të jenë pjesë në vazon e parë, ndërsa Fejnordi mund të jetë në vazon e dytë ose të tretë.

VAZO 1

Mançestert Siti

Barcelona

Bajern Mynih

Napoli

PSG

Benfika

Sevilja / Roma

Fejnord / Inter

PANORAMASPORT.AL


Teilen: