• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIGA E KAMPIONEVE/ Pritet “grup ferri”, mësoni ndarjen në vazo të skuadrave për shortin e të enjtes

30/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liga e Kampioneve ka mësuar pas mbylljes së ndeshjeve të play-off të gjitha ekipet protagoniste të fazës së grupeve të saj, me shortin e aktivitetit që do të hidhet këtë të enjte pasdite në një ceremoni të organizuar nga UEFA. Do të jetë një short mjaft interesant pasi në bazë të renditjes së koeficienteve, ka skuadra të forta në secilën vazo.

champions

Për shumëkënd, vazoja e dytë është po aq e fortë sa e para me emra si Real Madrid, Mançester Junajtid, Inter, Borusia Dortmund apo Arsenal që janë pjesë e saj.

Ndërkohë, Milani është ekipi për t’u shmangur në vazon e tretë dhe rrezikon që të përfundojë në një “grup ferri” në bazë të kombinimeve që mund të dhurojë shorti.

Në vazon e katërt ka gjithashtu ekipe që duhen shmangur për shkak të përbërjeve që kanë, si Gallatasaraj, Union Berlin që po bën mirë në Gjermani apo Njukasëll që është përforcuar ndjeshëm falë investimeve të sheikëve arabë.

VAZO 1
Mançester Siti, Sevilja, Barcelona, Napoli, Bajern Mynih, PSG, Benfika, Fejnord

VAZO 2
Real Madrid, Mançester Junajtid, Inter, Borusia Dortmund, Atletiko Madrid, RB Lajpcig, Porto, Arsenal

VAZO 3
Shakhtar Donjetck, RB Salcburg, Milan, Braga, PSV, Lacio, Crvena Zvezda, Kopenhagë

VAZO 4
Jang Bojs, Real Sociedad, Gallatasaraj, Sëlltik, Njukasëll, Union Berlin, Antverp, Lens

PANORAMASPORT.AL

Next Post

E “adresuan” te Dinamo, Greenwood pranë kalimit te Besiktas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.