Turi i dytë i Ligës së Kampioneve ka dhuruar sot rezultate mjaft interesante, ku bie në sy sidomos ai i regjistruar nga Zalgiris përballë Gallatasarajit.
Skuadra e cila eliminoi jo pa vështirësi Strugën e Shpëtim Duros nga Liga e Kampioneve, sot ka arritur një rezultat mbresëlënës duke barazuar 2-2 përballë gjigandëve turq. Lituanezët kaluan të parët në avantazh por u përmbysën nga golat e Bardakçi dhe Devishoglu në pjesën e dytë. Megjithatë, ata ia dolën të gjenin golin e barazimit 2-2 në minutën e 92-të me Kauzlauskas.
Sa u përket sfidave të tjera, duket thuajse i sigurt kualifikimi i Dinamo Zagreb që mundi Astanan 4-0 në sfidën e parë, ashtu si edhe i Panathinaikosit të Enis Çokajt i cili fitoi 3-1 duelin ndaj Dnjipros në transfertë.
REZULTATET
HJK-Molde 1-0
Zalgiris-Gallatasaraj 2-2
Dinamo Zagreb-Astana 4-0
Dnjipro-Panathinaikos 1-3
Servet-Genk 1-1
Zrinjski-Slovan Bratislava 0-1
Breidablik-Kopenhagë 0-2
PANORAMASPORT.AL