Sunday, 12. April 2026
Sport

LIGA E KAMPIONEVE/ Spikat supersfida Dortmund-Milan, në fushë zbresin Barcelona dhe kampionët në fuqi! Njihuni me duelet e sotme

GS 04/10/2023 1 Min. Lesezeit

Sonte në mbrëmje do të zbresin ekipe të tjera të mëdha në fushë, për tu përballur në raundin e dytë të fazës së grupeve, në Ligën e Kampioneve.

champions-1

Superfida e mbrëmjes padyshim cilësohet ajo mes Dortmundit dhe Milanit, në orën 21:00. Verdhezinjtë në ndeshjen e parë u mposhtën nga PSG-ja, ndërsa kuqezinjtë e Piolit arritën të marrin vetëm 1 pikë ndaj Njukasëllit të Tonalit. Të dyja skuadrat do të kërkojnë 3-pikët në “Signal Iduna Park”.

Barcelona do të sfidojë Porton në transfertë, teksa do të kërkojë fitoren e dytë radhazi pas turpëroi Antverpin me 5 gola në ndeshjen e parë në fazën e grupeve.

Duele interesante priten te jenë dhe ato mes Njukasëllit dhe PSG-së dhe Lajpcig-Mançester Siti.

NDESHJET:

GRUPI E 

ATLETIKO-MADRID -FEJNORD 18:45

SËLLTIK-LACIO 21:00

GRUPI F 

DORTMUND-MILAN 21:00 

NJUKASËLL-PSG 21:00

GRUPI G

LAJPCIG-MANÇESTER SITI  21:00

CRVENA ZVEZDA-JONG BOJS  21:00

GRUPI H

ANTVERP-SHAKHTAR DONJETCK 18:45

PORTO-BARCELONA 21:00

PANORAMASPORT.AL

Teilen: