Anglia dhe Norvegjia kanë siguruar ngjitjen direkt në Ligën A në Ligën e Kombeve falë sukseseve të ngjashme 5-0 në ndeshjet përkatëse në grupet e tyre.
Anglezët masakruan Irlandën në derbin britanik, me një pjesë të dytë ku ishin të pandalshëm para portës, edhe pse goli i parë erdhi vetëm pas një penalltie dhe një kartoni të kuq për irlandezët që ishin mbrojtur me shumë forca. Pavarësisht suksesit 2-0 të Greqisë në Finlandë, duke e mbyllur me të njëjtën kuotë pikësh si anglezët, golavarazhi në ndeshjet direkte i britanikëve bëri diferencën për vendin e parë.
Erling Haland ndërkohë ishte protagonisti i fitores së thellë 5-0 të Norvegjisë ndaj Kazakistanit duke tundur 3 herë rrjetën në këtë duel. Por për të festuar ngjitjen direkte në Ligën A, norvegjezëve iu desh të pritnin nderin që u bëri Sllovenia, e cila ndali në barazim 1-1 Austrinë dhe lejoi kapërcimin në renditje të nordikëve pikërisht në sfidën e fundit në grup.
REZULTATET
GRUPI B2
ANGLI-IRLANDË 5-0
53′ (p) Kejn, 56′ Gordon, 58′ Galager, 76′ Bouen, 79′ Harud-Bellis
Goli i Kejn (VIDEO)
Goli i Gordon (VIDEO)
Goli i Galager (VIDEO)
Goli i Bouen (VIDEO)
Goli i Harud-Bellis (VIDEO)
FINLANDË- GREQI 0-2
52′ Bakasetas, 56′ Tzolis
GRUPI B3
AUSTRI SLLOVENI 1-1
27′ Shmid / 81′ Gnezda Cerin
NORVEGJI-KAZAKISTAN 5-0
23′, 37′, 71′ Haland, 42′ Sorloth, 76′ Nusa
Goli i Haland (VIDEO)
Goli i dytë i Haland (VIDEO)
Goli i tretë i Haland (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
GRUPI B2
ANGLI-IRLANDË
FINLANDË- GREQI
GRUPI B3
AUSTRI SLLOVENI
NORVEGJI-KAZAKISTAN
PANORAMASPORT.AL