Janë mbyllur pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Ligën A. Në “Johan Cruijff Arena”, Gjermania po udhëheq 0-1 ndaj Holandës.
Në minutën e 12-të, Virgil van Dijk shënoi me kokë, pas një krosimi të Tijjani Reijnders nga këndi, por goli u anulla pas ndërhyrjes së VAR-it, për një faull brenda në zonë të Brian Brobbey ndaj portierit Ter Stegen.
Në minutën e 32-të, ishte Gjermania që gjeti e para golin me Felix Nmecha, ku aps një topi të futur në zonë për Karim Adeyemi, ishte mesfushori i Borussia Dortmund që u tregua i vëmendshëm dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Serbia po udhëheq 1-0 ndaj Greqisë.
Në derbin nordik që po luhet në Oslo, pjesa e parë mes Norvegjisë dhe Danimarkës, është mbyllur 2-1 për vendasit. Norvegjia shënoi dy gola të shpejtë për katër minuta. Në minutën e 14-të ishte Oscar Bobb që zhbllokoi shifrat, pas asistit të Martin Odegaard. Në minutën e 18-të, ishte i zakonshmi Erling Haaland që gjeti rrjetën, pas asistit të Antonio Nusa. Në minutën e 25-të, Danimarka gjen golin. Mikkel Damsgaard ekzekuton një goditje dënimi perfekte.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Portugalia po udhëheq 1-0 ndaj Uellsit, në sfidën që po luhet në “Jose Alvalade” në Lisbon. Joao Felix zhbllokoi shifrat me një supergol nga distanca në minutën e 22-të.