Serbia, kundërshtare e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026, ka siguruar sot praninë në Ligën A në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, teksa ka mundur në play-off Austrinë.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, serbët kanë shfrytëzuar më së miri faktorin fushë duke triumfuar 2-0 para tifozëve të tyre, për të qëndruar përsëri në ligën elitare në këtë turne.
Ndërkohë, një biletë për ngjitjen në Ligën A e kanë siguruar edhe Turqia me Greqinë, të cilat përballeshin përkatësisht me Hungarinë dhe Skocinë të cilat kishin qenë në A në edicionin e fundit.
Ndërkohë, Gjeorgjia ka mbrojtur vendin në Ligën B duke mposhtur pa vështirësi Armeninë, kurse Kosova ia mori këtë pozitë në ligë Islandës duke e mundur edhe në ndeshjen e dytë.
REZULTATET LIVE
LIGA B/C
Slloveni-Sllovaki 1-0 (0-0) Po luhen shtesat
95′ Gnezda Cerin
TË PËRFUNDUARA
LIGA A/B
Hungari-Turqi 0-3 (1-3)
37’ (p) Çalhanollu, 39’ Gyler, 90′ Bardakçi
Skoci-Greqi 0-3 (1-0)
21′ Konstantelias, 42′ Karetsas, 46′ Tzolis
Serbi-Austri 2-0 (1-1)
56′ Maksimoviç, 90’+1′ Vlahoviç
LIGA B/C
Gjeorgji-Armeni 6-1 (3-0)
4’ (ag) Harojan, 14’, 35’ Mikautadze, 23’ Çakvetadze, 27’ Kiteishvili, 62’ Kvaratskhelia / 48’ Sevikian
Islandë-Kosovë 1-3 (1-2)
2’ Oskarson / 35′, 45’+3′, 79′ Muriqi
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
PANORAMASPORT.AL