Përveç Austri-Kosovë, luhen edhe dy ndeshje të tjera tani në Ligën e Kombeve, të vlefshme për Ligën A. Në Beograd Holanda e drejtuar nga Xavi Hernandez po udhëheq 0-1 ndaj Serbisë.
Në minutën e 17-të, Cody Gapko la fushën e lojës i dëmtuar. Në vend të tij u fut Ruben van Bommel. Sfida u zhbllokua në minutën e 30-të, ku Holanda gjeti golin me Mexx Meerdink, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë të Aleksa Terzic ndaj Crysencio Summerville. SHIKOGOLIN
Në minutat 37-të dhe 38-të, Holanda pati dy mundësi të mira shënimi me Micky van de Ven dhe Denzel Dumfries, por portieri serb Vanja Milinkovic-Savic u tregua i saktë me pritjet e tij. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për “Tulipanët”.
Në Kopenhagen, pjesa e parë mes Danimarkës dhe Uellsit është mbyllur në barazim të bardhë, 0-0. Për vendasit u anullua një gol i shënuar nga Gustav Isaksen, për pozicion jashtë loje.