Friday, 2. October 2026
Futboll

Liga e Kombeve: Klopp e bën “sefte” më në fund, spektakël mes Greqisë dhe Holandës (video)

GS 01/10/2026 1 Min. Lesezeit

Jurgen Klopp ka shijuar fitoren e parë si trajner i Gjermanisë. 4 herë kampionët e botës fituan 2-0 ndaj Serbisë, në sfidën e tretë në grup në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Sfida u zhbllokua në minutën e 39-të, ku Tom Bischof ndoqi me kujdes aksionin dhe goditjen e Florian Wirtz të përplasur në shtyllë, mesfushori i Bayern e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.

Në minutën e 61-të, Florian Wirtz dyfishon shifrat, pas një aksioni të bukur dhe finalizimit me shumë klas nga ana e tij.

SHIKOGOLAT

Në sfidën tjetër të grupit, Greqia dhe Holanda u ndanë në barazim 2-2. Greqia e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-0, falë golave të bukur të Fotis Ioannidis, në minutën e 23-të dhe Georgios Masouras në shtesën e pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Holandën. Virgil van Dijk shënoi me kokë në minutën e 59-të, duke rihapur takimin. Tijjani Reijnders barazoi shifrat në minutën e 89-të. SHIKOGOLAT

Situata në grup është e tillë:

1. Greqia 7 pikë
2. Holanda 5 pikë
3. Gjermania 4 pikë
4. Serbia 0 pikë

Teilen: