Monday, 25. May 2026
Sport

Liga e Kombeve, Kristjan Asllani përfshihet në formacionin e javës

GS 17/10/2024 1 Min. Lesezeit

 

Kristjan Asllani i dhuroi 3 pikë Shqipërisë në ndeshjen e Nations League ndaj Gjeorgjisë, me atë gol vendimtar në Tbilisi.

Përveç golit magjik, mesfushori ishte i  palodhur në fushë, duke ndihmuar skuadrën edhe në aspekte të tjera.

Falë asaj performance fantastike, 22-vjeçari është përfshirë në formacionin e javës në Ligën e Kombeve.

Faqja e specializuar e statistikave Whoscored.com ka vlerësuar paraqitjen e Asllanit me notën 8.63.

Në formacionin e javës është edhe sulmuesi austriak i Interit, Arnautovic dhe mbrojtësi anësor i Liverpool, Alexander Arnold.

Teilen: