• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liga e Kombeve, mision i pamundur

06/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria në futboll për femra në të parën pjesëmarrje në Ligën e Kombeve ishte një mision i pamundur. Vetëm një pikë në gjashtë ndeshje, dy gola të shënuar dhe 18 të pësuar, teksa e gjithë paraqitja ishte zhgënjyese. Një skuadër, e cila ra “viktimë” e sulmeve të kundërshtarit, teksa në një 90 minutësh gjithkush mund të bënte çfarë të donte.

Humbja e së martës në “Hidegkuti Nandor Stadium” të Budapestit ndaj Hungarisë ishte vetëm akti i fundit i këtyre kualifikueseve, atje ku Shqipëria zyrtarizoi rënien në Ligën C. 0-6 në Budapest një rezultat që përsëritet pas shtatë vitesh, kur Hungaria më 1 prill 2016, kjo në ndeshjen e parë të Armir Grimës në krye të stolit kuqezi, pat fituar me të njëjtin rezultat.

Barazimi më 22 shtator në Shkodër ndaj Hungarisë, kjo me golin e Qëndresa Krasniqit, krijoi përshtypjen që kishim mundësinë për të bërë mirë. Madje katër ditë më vonë kemi humbur një ndeshje në Belfast, që edhe mund ta barazonim.

Por 1-5 në Dublin, goli i Megi Doçit, 0-1 me Irlandën në Shkodër, 0-4 me Irlandën e Veriut në Arenën Kombëtare dhe 0-6 me Hungarinë vërtetuan të kundërtën. Edhe atëherë kur krijojmë rastet nuk dimë t’i shënojmë. Shembulli më konkret Fortesa Berisha me dy raste të pastra të humbura ndaj Irlandës së Veriut dhe Hungarisë.

Në tërësi një vit zhgënjyes, teksa në shtatë ndeshje të luajtura janë vetëm një fitore, një barazim dhe pesë humbje. Që do të thotë se ndoshta kombëtarja e të rriturave duhet rindërtuar nga e para.

Next Post

Ekskluzive: Armend Thaqi pritet që në janar të transferohet në Turqi te Sivasspori

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.