Tuesday, 29. September 2026
Futboll

Liga e Kombeve: Spanja nuk njeh kundërshtarë. Anglia tregon forcën në pjesën e dytë (video)

GS 29/09/2026 2 Min. Lesezeit

Spanja dhe Anglia kanë bërë më së miri detyrën në ndeshjet respektive në Ligën A. Spanja fitoi 4-1 ndaj Kroacisë, në sfidën e luajtur në “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla. Ishte Lamine Yamal që gjeti golin në minutën e 2-të me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas një kundërsulmi model të spanjollëve dhe asistit të Alex Baena.

Në minutën e 28-të, Kroacia barazon shifrat me golin e shënuar nga Dion Drena Beljo, i cili gjeti rrjetën me kokë, pas krosimit perfekt të Ivan Perisic. Në minutën e 31-të, Marc Pubill rikthen në avantazh Spanjën, duke shënuar me kokë, pas krosimit të Lamine Yamal. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Spanjën.

Në minutën e 63-të, ishte Lamine Yamal që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Spanjën, me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas asistit të Pedri. Në fund të kohës së rregullt, Nico Williams i futur si zëvendësues në pjesën e dytë gjen golin dhe vulos fitoren 4-1 për Spanjën.

SHIKOGOLAT

Anglia ka marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve për këtë sezoni, pasi mposhti 0-2 Rep. Çeke në sfidën e luajtur në Pragë. Vendasit mbetën me një lojtar që nga minuta e 25-të pas kartonit të kuq të Pavel Šul, për ndërhyrjen e ashpër ndaj Elliot Anderson. Pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në fillim të pjesës së dytë, Anglia gjeti golin me Anthony Gordon, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Alexander Arnold. Në minutën e 68-të, Harry Kane dyfishon shifrat për Anglinë. Rezultati final, 0-2 për Anglinë.

SHIKOGOLAT

Teilen: