Holanda dhe Gjermania nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, në supersfidën e luajtur në Amsterdam, e vlefshme për Ligën A, në Ligën e Kombeve.
Në minutën e 12-të, Virgil van Dijk shënoi me kokë, pas një krosimi të Tijjani Reijnders nga këndi, por goli u anulla pas ndërhyrjes së VAR-it, për një faull brenda në zonë të Brian Brobbey ndaj portierit Ter Stegen.
Në minutën e 30-të, Kai Havertz lë fushën e lojës i dëmtuar. Në vend të tij futet Younes Ebnoutalib, i cili bëhet protagonist direkt me një goditje drejt anës së majtë të portës, por Bart Verbruggen tregohet i vëmendshëm.
Në minutën e 32-të, ishte Gjermania që gjeti e para golin me Felix Nmecha, ku aps një topi të futur në zonë për Karim Adeyemi, ishte mesfushori i Borussia Dortmund që u tregua i vëmendshëm dhe dërgoi topin në rrjetë.
Tjetër largim i detyruar nga fusha, këtë herë të Holanda. Largohet i dëmtuar Brian Brobbey. Në minutën e 39-të, Gjermania kishte mundësinë e mirë për të dyfishuar shifrat, por goditja e Karim Adeyemi përfundon pak mbi traversë.
Në minutat në vijim, Holanda pati dy mundësi të mira dhe Cody Gapko dhe një me Crysencio Summerville, por pa arritur dot të jejë golin e barazimit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Holandën.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për Holandën, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutat shtesë. Aksion i shpejtë i “Tulipanëve”, super asist i Ruben van Bommel, Cody Gapko shënon fluturimthi. Sfida mbyllet 1-1. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Greqia fitoi 1-2 në fushën e Serbisë.