Tuesday, 31. March 2026
Sport

LIGA E KONFERENCËS/ Ballkani shmang gjigandët, kampionët e Dajës sfidojnë ekipin që eliminoi Partizanin. Njihuni me grupet

GS 01/09/2023 2 Min. Lesezeit

UEFA zhvilloi sot në sallën “Grimaldi Forum” në Monako ceremoninë e hedhjes së shortit të fazës në grupe të Ligës së Konferencës për këtë edicion i cili kulmon me finalen në Athinë, në Greqi. Tanimë dihen të 32 skuadrat pjesëmarrëse dhe shorti ka përcaktuar edhe ndarjet në grupe, që tregojnë rrugëtimin fillestar drejt finales së 29 majit.96

Kampionët e Kosovës, Ballkani, kanë njohur ekipet që do të përballen në këtë fazë grupesh. Edhe pse rivalët nuk janë aspak të lehtë, sërish shihet që janë shmangur gjigandët. skuadra e Ilir Dajës është shortuar në Grupin C, së bashku me Dinamo Zagbrebin, Viktoria Plzen dhe Astanën, skuadra që eliminoi Partizanin në fazën “playoff”.

Gjithashtu shihen dhe kundërshtarë të kalueshëm për skuadrat pretendente si Aintrahti i Frankfurtit, Fiorentina dhe Lila.

Sa i përket Legias ku aktivizohet Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka shihet një grup i vështirë me AZ Alkmarin, Aston Vilën dhe Zrinjskin.

SHORTI

GRUPI A: Lilë, Slovan Bratislava, Olimpija Ljubljana, Klaksvik

GRUPI B: Gent, Makabi Tel Aviv, Zoria, Breidablik

GRUPI C: Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen, Astana, Ballkani

GRUPI D: Klub Bryzh, Bodo/Glimt, Beshiktash, Lugano,

GRUPI E: AZ Alkmar, Aston Vila, Legia, Zrinjski,

GRUPI F: Ferencvarosh, Fiorentina, Genk, Çukariçki,

GRUPI G: Eintraht Frankfurt, PAOK, HJK, Aberdin

GRUPI H: Fenerbahçe, Ludogorets, Spartak Trnava, Nordsjelland

NDARJA NE VAZO

VAZO 1
Eintraht Frankfurt, Dinamo Zagreb, Klub Bryzh, AZ Alkmar, Gent, Fenerbahçe, Lilë, Ferencvarosh

VAZO 2
PAOK, Slovan Bratislava, Makabi Tel Aviv, Viktoria Plzen, Aston Vila, Ludogorets, Fiorentina, Bodo/Glimt

VAZO 3
Genk, Zoria, Astana, Beshiktash, HJK, Legia, Spartak Trnava, Olimpija Ljubljana.

VAZO 4
Zrinjski, Klaksvik, Aberdin, Çukariçki, Lugano, Breidablik, Nordsjelland, Ballkani

PANORAMASPORT.AL

Teilen: