Finalistët e UEFA Ligës së Konferencës përcaktohen sonte me Chelsean që është me një këmbë atje.
Londinezët triumfuan 4:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj ekipit suedez Djurgarden, andaj ndeshja e kthimit shihet si formalitet për skuadrën e Enzo Marescas.
Ndeshja tjetër është shumë interesante dhe e paparashikueshme, pasi Betisi triumfoi minimalisht në Sevilë, ndaj Fiorentinës, 2:1.
Të dy ndeshjet nisin si zakonshëm, në ora 21:00.