Tuesday, 24. March 2026
Sport

LIGA E KONFERENCËS/ U tund rrjeta 79 herë, mësoni rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme

GS 10/08/2023 2 Min. Lesezeit

Ndeshjet e sotme në Ligën e Konferencës kane parë të zbresin në fushë skuadrat e Partizanit, Ballkanit e Strugës, të cilat i mbyllën njëlloj me fitore sfidat përkatëse duke hedhur një hap drejt play-off.

conference-league-blog

Por ndërkohë, janë luajtur në total 30 ndeshje, që kanë prodhuar 79 gola me rezultate shumë interesante ku nuk kanë munguar edhe surprizat. Nëse skuadra si Ferencvarosh, Beshiktash, Adana apo  Klub Bryzh fituan pastër, çudi bën sidomos rezultati i Partizan Beogradit, që u mund me shifrat 2-0 në Azerbajxhan përballë Sabah Baku

Në vijim, të gjitha rezultatet e ndeshjeve të luajtura sot në Ligën e Konferencës:

REZULTATET

Tobol-Derri Siti 1-0

Struga-Hesperanzh 3-1

Bodo/Glimt-Pjunik 3-0

Sabah Baku-Partizan Beograd 2-0

Dila Gori-APOEL 0-2

FC Santa Koloma-AZ Alkmar 0-1

Legia-Austria Vjenë 1-2

Neftçi Baku-Beshiktash 1-3

Omonia-Midtjylland 1-0

Plzen-Gzira 4-0

Rosenborg-Harts 2-1

Sepsi-Aktobe 1-1

Valmiera-Partizani 1-2

Farul Konstanta-Flora 3-0

Hapoel Ber Sheva-Levski Sofje 0-0

Hamrun-Ferencvarosh 1-6

Adana Demirspor-Osijek 5-1

Aruka-Bran 2-1

B36 Torshavn-Rijeka 1-3

Çelje-Neman 1-0

Klub Bryzh-KA Akurejri 5-1

Fenerbahçe-Maribor 3-1

Leç Poznan-Trnava 2-1

Tuente-Riga 2-0

Aris-Dinamo Kiev 1-0

FCSB-Nordsjelland 0-0

Hibernian-Luzern 3-1

FC Ballkani-Linkoln Red Imps 2-0

Hajduk Split-PAOK 0-0

Rapid Vjenë-Debreçen 0-0

PANORAMASPORT.AL

Teilen: