Thursday, 12. March 2026
Sport

Liga e Parë, derbi në Drenas e Mitrovicë

GS 12/03/2026 1 Min. Lesezeit

Këtë vikend do të zhvillohet edhe xhiroja e rregullt në Ligën e Parë të Futbollit kosovar, ku do të ketë ndeshje interesante.

Të shtunën dhe të dielën, do të zhvillohen nëntë ndeshjet e xhiros së 23-t të kësaj kategorie, të cilat do të startojnë nga ora 13:00.

Pesë përballje do të luhen ditën e shtunë, ku do të takohen: Trepça – Kika, Ramiz Sadiku – Besa, Istogu – Dinamo, KEK-u – Vjosa dhe 2 Korriku – Rilindja.

Të dielën, janë në program katër ndeshje por dy cilësohen derbi: Feronikeli ’74 – Liria dhe Trepça ’89 – Vëllaznimi.

Vëllaznimi  e Feronikeli ’74 kanë nga 47 pikë të mbledhura dhe ndajnë pozitat 2 dhe katër në tabelë, ndërsa Trepça ’89 dhe Liria që renditen në pozitat 5 dhe 6, kanë nga 45 pikë.

Ndeshjet tjera, që luhen të dielën, janë: Prizreni – Suhareka dhe Vushtrria – Tefik Çanga.

 

 

 

Teilen: